Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Rrjoll, në Malësinë e Madhe.
Sipas policisë, drejtuesi i një kamioni, N. P., ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përmbyset.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur shoferi dhe pasagjeri G. P., të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa pritet dëshmia e të dëmtuarve dhe ekspertimi auto-teknik.









