Zbardhen detaje të reja nga dosja e Belinda Balluku. Nga përgjimet rezulton se Balluku i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”. Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet Bashkim Ulajt, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.
“Obobo, jam në shpi peshk! KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”- Përgjimet e Ballukut
KOMUNIKIMET
Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.
Evis Berberi: Si shkoi?
Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.
Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.
Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis
Evis Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.
Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.
Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.
Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.
SPAK kontrolle për dosjen Balluku! Në fokus Bashkim Ulaj dhe Rrok Gjoka?









