-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pranon planin amerikan? Zelensky: Shumë gjëra mund të vendosen para vitit të ri

Kryesoret

“Shumë gjëra mund të vendosen para vitit të ri”. Kështu deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke hedhur një hap drejt një marrëveshje të mundshme me Rusinë për planin e paqes.

Zelensky tha se telefonata e së enjtes me Steve Witkoff dhe Jared Kushner, e cila zgjati gati një orë, kishte dhënë “ide të reja në aspektin e formateve, takimeve dhe… kohës se si të arrihet një paqe e vërtetë”. Ai foli një ditë pasi dha detaje mbi një plan të përditësuar paqeje prej 20 pikash, të dakordësuar nga të dërguarit e SHBA-së dhe Ukrainës në Florida.

Zelensky njoftoi se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump “në të ardhmen e afërt”. Sipas revistës ruse Kommersant, udhëheqësi i Kremlinit Vladimir Putin deklaroi se Rusia, në negociatat me Shtetet e Bashkuara, vazhdon të kërkojë dorëzimin e të gjithë territorit të Donbasit, të cilin nuk ka arritur ta pushtojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit