-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Qeveria ka ngritur sistem të korruptuar deri në palcë

Kryesoret

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka zhvilluar sot takimin me demokratët e Shkodrës, duke thënë se ne do flasim për të vërtetën pasi qeveria ka humbur moralin dhe nuk merret më me qytetarët, por ajo ka ngritur një sistem të korruptuar deri në palcë.

Fjala e Salianjit

Një qeveri e zhytur në skandale dhe që ka humbur ndjeshmërinë morale me hallet e njerëzve që nuk njeh fjalën përgjegjësi dhe që e ka shndërruar shtetin nga shërbëtor të qytetarëve në instrument të interesave të ngushta. Një sistem të korruptuar deri në falsë, me administrim publik dhe me standart miserabël. Shqipëria nuk e meriton këtë. Skandalet janë bërë rutinë, abuzimet financiare, abuzimet me fondet, lidhjet mes pushtetit dhe krimit, shtrëngimi me vendin e punës e bukën e gojës janë kthyer në normalitet. Një çdo vend normal një ministër që dështon, një zyrtar që përfshihet në aferë jep dorëheqjen pse e shkarkon kryeministri.

Në vend të kësaj kemi arrogancë, sulm ndaj drejtësisë dhe propagandë boshe. Ky është degjenerim i shtetit, ku pushteti nuk ka më frikë nga ligji dhe as nga qytetari. Askush nuk jep dorëheqjen dhe askush nuk mban përgjegjësi për tu larguar nga gjithçka që dëmton interesin publik. Kjo është filozofia qeverisëse e Edi Ramës tash e 13 vjet. Qytetarët po paguajnë për çdo abuzim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit