Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme.
Ai siguroi se të gjitha përgatitjet janë bërë në kohë dhe pa probleme, duke shpresuar në një proces të qetë dhe të suksesshëm.
“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.









