-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Rotacioni politik jo luks, por oksigjen për demokracinë

Kryesoret

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, përmes një postimi në rrjetin facebook nga takimi i djeshëm me demokratët e Shkodrës, tha se rotacioni politik nuk është luks, por një domosdoshmëri për Shqipërinë dhe ‘oksigjen për demokracinë’.

Postimi i Salianjit

Me mirënjohjen më të thellë për pritjen entuziaste në Shkodër ✌🏻
Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një përgjegjësi historike!
Një Kryeministër që nuk mban përgjegjësi për ekipin e tij, nuk është udhëheqës, por thjesht përfitues. Pushteti i tij imoral dhe pa përgjegjësi është rreziku më i madh i demokracisë shqiptare, për të ardhmen, për Shqipërinë e ndershme, dhe kjo nuk duhet lejuar.
Rotacioni nuk është as hakmarrje e as luks. Rotacioni është oksigjen për demokracinë. Është pritshmëria e të gjithë shqiptarëve.
Partia Demokratike ka brenda vetes fuqinë për ta realizuar këtë. Për të përmbushur këtë pritshmëri historike Partia Demokratike duhet të ndryshojë, të reformohet, të hapet ndaj shoqërisë. Të fitojë!
Takimet tona nuk janë thjesht një fushatë për këtë qëllim. Ato janë një përballje morale. Mes arrogancës dhe dinjitetit. Mes frikës dhe guximit. Mes së vjetrës që mban peng dhe së resë që çliron.
Koha e këtij pushteti ka mbaruar.
Ky ishte mesazhi i fuqishëm që u dha në Shkodër dhe ne nuk do të ndalojmë asnjë moment, do të shkelim në çdo pëllëmbë të Shqipërisë për të bashkuar demokratët me shqiptarët!
Koha e ndryshimit ka ardhur.
Mirënjohje përjetë për miqtë e mi të vyer shkodranë.
❤️

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit