-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet me Trump

Kryesoret

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Florida, aty ku do të mbajë një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Bisedimet vijnë menjëherë pas një sulmi masiv rus ndaj Kievit dhe pasojnë muaj të tërë diplomacie amerikane që synojnë t’i japin fund luftës.

Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti ukrainas, i cili mbërrin në SHBA me propozimet e tij të fundit mbi çështjen e vështirë territoriale, nuk do të ketë “asgjë derisa unë ta miratoj atë”, tha presidenti amerikan për Politico të premten, duke përgatitur skenën.

“Mendoj se ai do të shkojë mirë me të. Mendoj se ai do të shkojë mirë me Putin”, me të cilin planifikon të takohet së shpejti”, u shpreh Trump.

Homologu i tij ukrainas shprehu shpresë të shtunën, gjatë një ndalese në Kanada, se takimi do të ishte shumë konstruktiv dhe kishte folur më parë me partnerët e tij europianë.

Këta të fundit e siguruan atë për mbështetjen e tyre të plotë, sipas kancelarit gjerman Friedrich Merz. Në Kanada, Zelensky siguroi ndihmë financiare prej 2.5 miliardë dollarësh kanadezë nga kryeministri kanadez Mark Carney.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit