Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.
Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Nga bluzat e bardha në vendngjarje mësohet se çifti ka pësuar tronditje dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup.
Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









