Politologu Nexhmedin Spahiu u shpreh sonte në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv se Lista Serbe do të jetë konstruktive.
“Sabotimi i institucioneve u doli dardhë me bisht dhe më nuk do ta provojnë, dhe ata tani janë më luajalë se vetë partia e Albin Kurtit. Në veri ke rendin simbolik, flamurin e Kosovës, aty është rend qetësi.
Ka më shumë telashe në Prishtinë sesa në pjesën veriore. Institucionet paralele janë hequr. Në veri tani është vetëm flamuri i Kosovës dhe asnjë tjetër. Respektohet më shumë ligji në veri sesa në jug. Kontrolli i Kosovës në këtë pjesë (veri) është i plotë” tha ai.
Spahiu tregoi edhe një episod mjaft interesant. “Ambasadori Arben Çejku është ambasdori i parë që ka kaluar Ibrin dhe ka qenë në pjesën veriore. Asnjë tjetër në atë kohë veç atij rus nuk e kanë pasur guximin ta kalonin.
Ai politikani që kemi takuar atë kohë në veri ka qenë gazetar dhe pas takimit që kishim me të me Benin i bënë atentat pranë kafes ku e kemi takuar. I ka shpëtuar atenatit dhe tani jeton, ka qenë n/ kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe në Beograd tani është sekretar i një partie opozitare” tha ai.
Diplomati Çejku tregoi si ndodhi. “E kujtoj me emocion atë kohë. Nexhmedini më tha si e mendon? Unë i thashë, a është Kosovë atje? Po. Do të hyjmë atëherë. Cfarë do që të ndodhë në në Kosovë jemi. Në pjesën e politikanëve serbë kishte që e kishin pranuar që Beogradi e kishte humbur Kosovën.
Ishte një moment dhe kalim shumë i vëshitrë për të kaluar në pjesën veriore dhe unë nuk kisha marrë as leje nga KFOR dhe ministria e Jashtme. Por nuk më linte brenda. Isha shqiptar. Isha në Kosovën e çliruar. Ne gjetëm atje politikanë që ishin gatshëm të vinin në Tiranë dhe të thoshin “Po. Ne e njohim Kosovën” tha ai.









