Profesori Enver Bytyçi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për zgjedhjet në Kosovë, tha se tani është momenti i Albin Kurtit.
“Unë mendoj se tani ka ardhur koha e Albin Kurtit nëse ai do ta dëshmojë veten. Duhet të ikte koha e Aleksandër Vucic dhe Ramës që të vinte koha e tij. Ikja e kohës së tyre solli Albin Kurtin.
Kurtin e ka ndihmuar faktori ndërkombëtar më shumë sesa faktori i brendshëm. Edi Rama u orientua kaq shumë drejt Beogradit saqë harroi gjithcka tjetër duke mos dëgjuar këshillat dhe kritikat se produktet serbe do të penalizojnë bujqësinë në Shqipëri.
Sot lëngon bujqësia për shkak se ka hequr taksat dhe tarifat dhe Rama i joshur nga dëshira për të pasur një aleat në Beograd bëri gjitha këto veprime. Të gjithë politikanët, edhe Ahmet Zogu kanë ardhur në pushtet me ndihmën e Beogradit” tha ai.









