-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këto janë rezultatet, renditja e partive, rritjet dhe rëniet në zgjedhjet e fundit

Kryesoret

Zgjedhjet e dyta parlamentare në Kosovë u mbajtën të dielën, më 28 dhjetor, pas dështimit për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ky proces i ri zgjedhor erdhi si pasojë e ngërçit politik që zgjati përgjatë gjithë vitit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 49 për qind të votave, duke u renditur e para edhe në këto zgjedhje.

Pas saj vjen Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 13 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.68 për qind të votave.

Sipas këtyre të dhënave, Vetëvendosje kishte fituar 50.28 për qind në vitin 2021, 42.3 për qind në shkurt të këtij viti, ndërsa tani ka arritur në 49.3 për qind.

PDK ka shënuar rritje graduale nga 17.01 për qind në 2021, në 20.95 për qind në shkurt dhe 21.01 për qind në zgjedhjet e fundit.

LDK nga 12.73 për qind në 2021, pati rritje në shkurt, ndërsa tani ka 13.59 për qind. AAK, ndërkohë, ka shënuar rënie krahasuar me dy proceset e kaluara zgjedhore.

Bazuar në rezultatet aktuale, ka nisur edhe ndarja e ulëseve në Kuvend. Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 56 deputetë, PDK 23, LDK 15, Lista Serbe 10, AAK 6, ndërsa pakicat joserbe 10 deputetë.

Renditja e partive politike mbetet e njëjtë si në zgjedhjet e kaluara, megjithëse përqindjet kanë ndryshuar.

Vetëvendosje ka dalë sërish e para, me rezultat më të mirë se ai i shkurtit të këtij viti, por më të ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa PDK, LDK dhe AAK ruajnë pozicionet e tyre në skenën politike të vendit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit