Personi në foto është Hysni Ymeri, 67-vjeçari i cili u vra një ditë më parë si pasojë e një shpërthimi në pallatin ku jetonte në Shkodër.
Shpërthimi ndodhi sapo viktima mbërriti në hyrjen e pallatit për t’u ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte.
Edhe pse ka kaluar një ditë nga ngjarja ende është e paqartë nëse shpërthimi ishte me lëndë eksplozive me telekomandë në distancë, apo nga paneli i matësve të energjisë elektrike.









