-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pejë, brenda një vile gjenden të pajetë 1 burrë dhe 1 grua

Kryesoret

Dy persona, një mashkull dhe femër, u gjetën të vdekur sot në një vilë në Pejë.

Sipas mediave në Kosovë, Klankosova.tv, lidhur me këtë ngjarje, detaje ka dhënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ai tha se në vendin e ngjarjes janë siguruar prova të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtejshme të hetuesisë si dhe janë identifikuar dëshmitarët.

“Me të pranuar informatën menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, dyshohet se ishin pa shenje jete në një motel. Në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës dhe prokurorja e Krimeve të Rënda dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes duke siguruar provat të cilat do të shërbejnë në veprimet e mëtutjeshme. Njëkohësisht janë identifikuar dëshmitarë, është ftuar Mjekësia Ligjore për t’i tërhequr trupat e pajetë dhe me urdhër të shtetit të bëhet autopsia. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të jepen detaje më shumë”, tha Nikçi/ Klankosova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit