-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS rrëzon PD-në, Gaz Bardhi: Po zvarritet çështja Balluku

Kryesoret

Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e 5 deputetëve të PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e thirrur të mbahej sot me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Partia Demokratike ka kërkuar ditën e sotme mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit më datë 6 Janar 2026, ora 11:00. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se, nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli për Rregulloren e Mandateve për një periudhë dyjavore, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur.

“E pandehura, e kam thënë edhe herës së shkuar, mund të kërkojë dhe tre muaj, mund të kërkojë edhe tre vite, sepse po kërkohet dërgimi i saj në burg. Dhe çdo njeri ndaj të cilit kërkohet arresti me burg, tenton ta shtyjë dhe ta zvarrisë këtë proces sa të mundet. Dhe unë ndjej keqardhje që për kryetarin e kuvendit dhe anëtarët e tjerë të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, prevalon kërkesa e dikujt që akuzohet për abuzim 1.1 miliardë euro, përkundrejt kërkesës së prokurorisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit