Shkarkohet nga detyra kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova, pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm.
Vendimi është marrë pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët prej muajsh raportojnë mungesë serioze të ujit në banesat e tyre.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht kritika të forta ndaj menaxhimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, duke deklaruar se gjendja e krijuar është pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së përgjegjshmërisë institucionale.









