Qyteti i Elbasanit është paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet. Kolonat kilometrike shihen gjatë gjithë ditës, ndërsa në mbrëmje qarkullimi rëndohet edhe me tepër në akset Tiranë – Elbasan, Cërrik – Elbasan dhe Librazhd – Elbasan.
Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shumta sezonale e kanë kthyer qytetin në një nyje të vështirë për qarkullimin. Mungesa e bypass-it dhe e rrugëve dytësore për fshatrat përreth e komplikon më tej situatën.
Në unazën jugore të qytetit duhet të koordinohen qindra mjete nga fshatrat përreth, ato me destinacion Cërrikun dhe Gramshin, si dhe trafiku i rëndë në aksin Elbasan – Qafë Qanë, i cili lidh juglindjen me kryeqytetin, portin e Durrësit dhe pikat doganore të Qafë Thanës dhe Kapshticës.
Ekspertët paralajmërojnë se, nëse emigrantët do të ktheheshin njëkohësisht, rrugët ekzistuese do të bëheshin thuajse të pakalueshme. Një bypass për Elbasanin mbetet urgjente për të shmangur kaosin gjatë festave









