Vetëm dy ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, dhe astrologia Meri Shehu paralajmëron se 2026 do të jetë një kapitull plot ngjyra, emocione dhe… edhe erotizëm! E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, zbuloi se vitin e ri do ta përjetojmë me sfida dhe triumfe të ndryshme, në varësi të shenjës sonë të horoskopit. Disa do të kenë pasuri, dashuri dhe mundësi të jashtëzakonshme, ndërsa të tjerët do të duhet të punojnë më shumë për të stabilizuar jetën e tyre personale dhe ekonomike.
Nga Demët që do të ballafaqohen me sfida familjare, tek Luani që do të jetë protagonist absolut i vitit, Shehu ka renditur shenjat nga më pak të fatit deri tek fituesi i madh i 2026-ës. Kush do të përjetojë ndryshime të mëdha, kush do të përjetojë rikthime nga e kaluara, dhe kush do të shijojë verën më të nxehtë të jetës së tij? Një gjë është e sigurt, 2026 nuk do të kalojë pa lëvizje, pasion dhe surpriza të paparashikueshme.
11. Bricjapët: Janë në këtë pozicion, pasi me Jupiterin në Luan nga qershori dhe tutje do të merren kryesisht me çështje ekonomike, do të zgjidhin shumë disfavore, paratë që u kanë të tjerët, do të merren shumë me borxhet dhe detyrimet; kjo tendencë i fut pak në ankth. Në prill, Urani që futet në Binjak prek jetën e tyre të përditshme; zakonisht Bricjapët janë njerëz të organizuar, por Urani i nxjerr nga kontrolli dhe shumë Bricjapë do e shikojnë veten në paqëndrueshmëri në punën e përditshme. Pra, shumë Bricjapë do të duan që të ndryshojnë punën, ose nuk do të kenë një punë të qëndrueshme. Në fund të fundit, edhe ata që e mendojnë se e kanë të qëndrueshme, Urani do të sjellë jo stabilitet. Megjithatë, një periudhë e mirë në punë dhe në familje do të jetë qershori dhe korriku. Duke qenë se Saturni futet në Dash në kuadrat me Bricjapët, do të thotë që do të ketë trysni në jetën familjare, me kredi bankare, ose me shërbimin që do të duhet t’u bëjnë njerëzve të familjes.
10. Virgjëresha: Vitin 2026 e kanë në fakt një vit stacion, sepse parapërgatiten për vitin më të bukur të tyre, që do të jetë 2027. Nuk mund të them që më e mira do të ndodhë apo do të duket në 2026 për ta, kështu që do të merren shumë me çështje që kanë të bëjnë me ndjenjat, punët dhe me gjëra që nuk i kanë realizuar, ose do të përgatisin një plan shumë të rëndësishëm; prandaj do të jenë pak në opozitë. Futja e Uranit në Binjak do të thotë që shumë Virgjëreshë që kanë një punë me shtetin, ose një punë në shtet, ky pozicion do të jetë i lëvizshëm. Këto punë nuk do të jenë shumë të stabilizuara dhe nuk do t’u japin shumë avantazhe të mira. Saturni në Dash nga muaji shkurt do t’u japë një tentativë, ku duhet që ta menaxhojnë më mirë anën ekonomike. Do të merren shumë me detyrimet ekonomike.
9. Peshqit: Duke qenë se janë një nga shenjat e ujit, janë favorizuar shumë nga Jupiteri në Gaforre. Janë shenja që janë favorizuar shumë në dashuri. Dashuria do të luajë rolin e tyre kryesor. Çlirohen edhe nga Saturni përfundimisht, por i fut në një rregull dhe detyrime shumë të mëdha ekonomike; prandaj duhet që ta shikojnë me kujdes gjithë periudhën e muajve të parë. Rregullohen ekonomikisht nga fundi i muajit qershor, korrik dhe gusht; këtu Peshqit duhet të bëjnë lëvizjet e tyre më të fuqishme në mënyrë që të kenë stabilitet. Gjithashtu kemi dy eklipse të mëdha, një në pranverë dhe një në vjeshtë, sa i takon shenjës së Peshqve, të cilët do të ndryshojnë jetën në marrëdhënie me të tjerët, sidomos në çift. Shumë Peshq do të vendosin për një marrëdhënie të qëndrueshme, ose ata që kanë pasur problem në marrëdhëniet e tyre mund të kenë ndarje këtë vit.
8. Peshorja: Nga 2025-2026 janë një nga shenjat që do të marrin një triumf në karrierë, ose karriera e tyre do të jetë ajo që do të lëvizë më shumë. Duhet të vazhdojnë Peshoret me tendencën për të kapur një punë, ose të arrijnë një karrierë deri në qershor. Megjithatë, Saturni u del në opozitë, u del në shtëpinë e shtatë, që do të thotë se shumë Peshore që nuk kanë vendosur të martohen, do të martohen. Do të futen në një marrëdhënie të qëndrueshme. Por ato Peshore që kanë pasur një problematikë në marrëdhëniet në çift mund të kenë edhe ndarje. Kujdes Peshoret që kanë problematika; nga mesi i shkurtit dhe në vazhdim do të futen në një situatë më konfliktuale në marrëdhëniet në çift. Gjithsesi, një ëndërr e bukur fillon dhe realizohet; bëhen pak artistë. Kështu që shumë Peshore që do kenë talente duan të bëjnë art; ky do të jetë viti më i bukur. Periudha më e mirë është qershor-korrik-gusht për të dalë në finalen e tyre më të mirë, ose në projektin e tyre më të bukur. Kujdes duhet të kenë në çështjet ekonomike në tetor deri në fund të nëntorit. Mund të jetë fatale për Peshoret.
7. Shigjetari: Për momentin do të merren shumë me çështjet ekonomike dhe duket sikur nuk kanë atë vëmendjen për jetën e tyre personale, por më në fund iu vjen momenti që të lidhen, pasi Shigjetarët janë shenjë shumë e lirë, shumë e pavarur. Që nga mesi i shkurtit dhe për dy vite me radhë nuk do të ketë Shigjetar që do të tentojë të lëvizë pa një program, pa një seriozitet. Shigjetarët nga mesi i shkurtit e tutje do të futen në një lidhje të qëndrueshme; kjo është e dukshme nga Saturni në Dash dhe nga Neptuni në Dash. Por, duke u futur edhe Jupiteri në Luan si një nga shenjat e zjarrit, do të jetë shumë i favorizuar në jetën erotike, në lojëra, argëtime, në blerje, apo edhe në fejesa. Pretendohet një verë shumë e mirë për Shigjetarët, por do të ketë pak pabesira në ekonomi, ose në tradhti të ndryshme që do të hasin në periudhën tetor-nëntor.









