Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tronditëse që u zbulua në Pogradec, ku një i moshuar 67 vjeç kishte përdhunuar një vajzë të mitur 12 vjeçe, e cila kishte ngelur shtatzënë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në fshatin Piskupat, në muajin gusht, ku edhe siç thotë policia, Rushan Selko ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj në banesën e tij. Pas denoncimit të rastit, policia ndaloi dhe vuri në pranga të moshuarin.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin R. S., 67 vjeç, banues në fshatin Piskupat. Dje, ka kallëzuar në prani të prindërve, psikologut dhe prokurorit, një 12-vjeçare, se në muajin gusht 2025, shtetasi R. S. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në banesën e tij, dhe se ajo është shtatzënë”, tha policia në njoftimin zyrtar.
67-vjeç e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Familjarët e të miturës, jashtë kamerave janë shprehur se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njëri-tjetrit.
Gruaja e kushëririt të autorit të përdhunimit ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. “Ai person është i mire nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire ne fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare.
Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, ka thënë ajo.









