-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 13 mijë familje pronarësh do të marrin kompensimin e pritur (Lista)

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari njoftoi sot se më shumë se 13 mijë familje do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

“Me një fond prej rreth 1.4 miliard lekë, këto familje, përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk është thjesht dhe vetëm një akt financiar dhe as vetëm përmbushja e detyrës sonë funksionale. Por është diçka më tepër, është një akt drejtësie. Është respekt për pronën, për ligjin dhe për qytetarin“, thekson ministri, duke shtuar se kështu mbyllet një kapitull i vjetër.

“Njëkohësisht jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve. Kam kërkuar nga Agjencia e Trajtimit të Pronës të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe të liritë themelore janë të shenjta” tha ai.

(Kliko KETU– Lista e plotë e fituesve)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit