Policia e Korçës ka referuar në prokurori materialet për biznesmenin B.H., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”.
Administratori i subjektit të kontraktuar për mirëmbajtjen e aksit rrugor Maliq–Lozhan dyshohet se nuk ka siguruar pastrimin dhe kriposjen e rrugës, duke rrezikuar përdoruesit dhe duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Prokuroria e Korçës po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e plotë të rastit.









