Një tjetër aksident tragjik është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona. Dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, një grua dhe një fëmijë.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.









