-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dëborës prekin Shkodrën, policia: Përdorni goma dimërore ose zinxhirë

Kryesoret

Reshjet e dëborës kanë prekur zonat malore në qarkun e Shkodrës, ndërsa në zonat e ulta vijojnë reshjet e shiut.

Prefekti i Qarkut Shkodër informon opinionin publik se, sipas të dhënave të siguruara nga strukturat operacionale në terren, në territorin e qarkut kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në akset rrugore ku ka prezencë dëbore dhe ngricash, është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore.
•Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Bashkia Shkodër

•Në territorin e bashkisë vijojnë reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.
•Në aksin rrugor Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.
•Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Bashkia Malësi e Madhe

•Në qytetin e Koplikut vijojnë reshjet e dëborës, me trashësi rreth 3 cm.

Bashkia Fushë-Arrëz

•Vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm.
•Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Bashkia Pukë

•Në territorin e bashkisë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, me trashësi rreth 5 cm.
•Momentalisht nuk raportohen situata problematike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit