Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) paralajmëron qytetarët për rrezik përmbytjesh për shkak të reshjeve intensive që priten sot dhe nesër (2–3 janar), kryesisht në veri dhe qendër të vendit.
Në Shkodër dhe Kukës priten vërshime të lumenjve të vegjël dhe rrëshqitje dherash, si dhe përmbytje lokale në zonat urbane.
Reshje intensive priten gjithashtu në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në zonat malore dhe Alpe parashikohen reshje dëbore.
IGJEO u kërkon qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për sigurinë e tyre.









