Hëna e parë e plotë e vitit 2026, e njohur si “Hëna e Ujkut”, do të ndriçojë qiellin të shtunën.
Ky fenomen do të jetë superhëna e katërt radhazi, pas Hënës së Korrjes në tetor, Hënës së Kastorit në nëntor dhe “Hënës së Ftohtë” në dhjetor.
Nëse qielli është i kthjellët, fenomeni do të jetë spektakolar, ndërsa herën tjetër që Hëna do të shfaqet kaq e madhe dhe e ndritshme do të jetë në nëntor 2026.
Shumë njerëz do të shijojnë pamjen e saj të jashtëzakonshme, ndërkohë që ky fenomen është një mundësi e shkëlqyer për astronomët dhe të gjithë ata që janë të interesuar në natyrën dhe kozmosin.
Për emrin “Hëna e Ujkut”, sipas traditave të amerikanëve autoktonë, ky emër vjen nga periudha e dimrit kur ujqërit, të uritur nga i ftohti, afroheshin më shumë pranë vendbanimeve.









