Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dhënë një koment zhvillimeve të fundit në Venezuelë, duke i lidhur ato me situatën politike në Shqipëri.
Ai e krahasoi Edi Ramën me presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e quajtur kryeministrin shqiptar “Ramaduro”. Berisha theksoi se Rama, ashtu si Maduro, po shpall luftë të hapur ndaj drejtësisë, duke u përpjekur të mbrojë individë të lidhur me skandale dhe korrupsion.
Berisha gjithashtu kërkoi që populli shqiptar të marrë në duar fatin e tij dhe të mundë regjimin e tij.
“Largimi i Maduros nga pushteti është një lajm i shkëlqyer për të gjithë njerëzit e lirë, veçanërisht për popullin e Venezuelës, që vuajti për kaq vite nën regjimin e tij. Ky është një hap i madh drejt drejtësisë për Venezuelën, që ka duruar krimin dhe manipulimin e zgjedhjeve nga ky diktator. Por ky zhvillim është gjithashtu një lajm i mirë për shqiptarët, të cilët përjetojnë një regjimin të ngjashëm, të udhëhequr nga një klon të Maduros këtu në Shqipëri, të njohur si ‘Ramaduro’.”









