Për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta, vendi ka përjetuar probleme të ndryshme, përfshirë ngricat, reshjet e shiut dhe dëborës.
Në qarkun e Shkodër, është raportuar për një shembje të rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin për sigurinë e shoferëve. Po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe rikthimin e normalitetit.
Në bashkinë e Vaut të Dejës, ka pasur shkëputje të energjisë elektrike në disa njësi, ndërsa grupet e punës janë në terren për riparimet. Në Fushë Arrëz, reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por qarkullimi është normal.









