-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet në Venezuelë/ Kurti: Përgjegjësia e aktorëve shtetërorë është kyçe në luftën kundër narkotikëve

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me operacionin anti-narkotik të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Venezuelë.

Në deklaratën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e mbajtjes përgjegjëse të aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave, duke e cilësuar këtë si një element thelbësor për suksesin e përpjekjeve ndërkombëtare kundër kësaj dukurie.

Reagimi:

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit