Armando Broja nuk ka arritur të lërë shenjë në ndeshjen e fundit të Burnley, që u mund 2-0 nga Brighton në transfertë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një paraqitje të paefektshme dhe nuk ishte në gjendje të kërcënonte portën kundërshtare, pasi shpesh luajti i vetëm dhe nuk pati mundësi për të krijuar rrezik për mbrojtjen e Brighton.
Ai u zëvendësua në pjesën e dytë dhe mori një vlerësim të ulët nga mediat angleze.
Portali “Burnley Express” i dha një notë 5, duke e justifikuar Brojën për shkak të mungesës së shërbimit të duhur nga bashkëlojtarët, të cilët nuk arritën ta mbështesin atë gjatë ndeshjes.









