Dëbora dhe akulli po shkaktojnë kaos në trafikun ajror në aeroportin Schiphol të Amsterdamit gjatë fundjavës, duke përfshirë vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh.
Të shtunën dhe sot, aeroporti njoftoi për nevojën e shkrirjes së akullit të avionëve, gjë që ka çuar në anulimin e mbi 200 fluturimeve nga linja ajrore KLM, me mbi 300 fluturime të tjera të pritura të anulohen sot.
Përveç ndërprerjeve në trafikun ajror, pati gjithashtu probleme edhe në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor në Holandë.
Autoritetet i kërkuan qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme për shkak të kushteve të këqija të motit.









