Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka propozuar dy figura të njohura për udhëheqjen e një qeverie tranzitore për 12 muaj në Shqipëri.
Sipas tij, mjeku i njohur Tritan Kalo dhe profesori Përparim Kabo janë dy emra që mund të udhëheqin një qeveri të paanshme dhe të organizojnë zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Jo të jesh ti kryeministër, sepse je provuar që je hajdut. Me qeveri tranzitore, të mbledhim intelektualët më të mirë, sepse kemi. Një qeveri tranzitore për 12 muaj, më vjen në mendje profesori Tritan Kalo, është pensionuar është në Kanada dhe mund ta udhëheqë një qeveri tranzitore 12 muaj. Jam i bindur që është një njeri që zgjedhjet do ti organizonte model. Profesori Përparim Kabo…pra le ti japim njerëzve një qeveri përtej palëve 12 muaj me një mandat të qartë, të organizojmë zgjedhje demokratike. Pastaj po fitoi ky dakord, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme”.









