-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: E drejta ndërkombëtare është shkatërruar, bota dominohet nga ligji i më të fortit

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke theksuar se e drejta ndërkombëtare është shkatërruar dhe se bota po dominohet nga ligji i forcës.

Në një mbledhje të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, Vuçiç tha se rendi i vjetër ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së nuk po funksionojnë më, duke iu referuar veprimeve të fundit në Venezuelë.

Ai shtoi se për Serbinë, situata është më e komplikuar në një periudhë kur “askush nuk respekton më rregullat”.

Vuçiç gjithashtu ka shprehur shqetësim për rritjen e armatimit të Prishtinës, si dhe për aleancën me Kroacinë dhe Shqipërinë, duke theksuar se Serbia është duke ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe po përgatitet për mbrojtje.

Ai theksoi se forca e Serbisë do të jetë një pengesë për këdo që kërcënon vendin, duke shtuar se qëllimi kryesor është ruajtja e paqes në Serbi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit