Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK këtë të hënë për të respektuar masën “Detyrim Paraqitje”. Në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, ai u prit nga dhjetëra simpatizantë të tij. Tha se Edi Ramën nuk ka thënë se do ta largojnë Forcat Delta si Maduron në Venezuelë, por opozita shqiptare.
“Një nga shkaqet që Maduro u arrestua ishte fakti që nuk zhvillon zgjedhje dhe Rama nuk zhvillon zgjedhje, por farsë elektorale. Populli dhe opozita shqiptare do i japë Ramës ndëshkimin e merituar me të gjitha mënyrat si duhet të trajtohen armiqtë.
Unë kam përshëndetur arrestimin e Maduros, si një fitore për njerëzit e lirë, por nuk kam deklaruar se Forcat Delta do të vijnë ta arrestojnë. Por kam deklaruar se në aferën McGonigal, Rama është aq kriminel sa McGonigal. Irena Gjoka ka qenë një nga këshilltaret e Ergys Agasit, gjatë këtyre dy viteve të fundit, kam parë regjistrin” tha ai.









