Erion Braçe deputeti socialist, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me neglizhencën e administratës shtetërore për vonesat në shpërndarjen e mbështetjes financiare për fermerët, të cilët punojnë pa pushim në kushte të vështira.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thekson se, pavarësisht disponueshmërisë së fondeve, 32 milionë euro, fermerët ende nuk kanë marrë pagesat që u takojnë, dhe kërkon që institucionet të punojnë pa pushim për t’i paguar ata.
Postimi i Erion Braçes në rrjetet sociale
ME NE FUUUUUND NE PUNE!
“Me ne fuuund” sepse dy javet e fundit eshte punuar vec 5 dite ne total; kaq shume dite pushim-kishte dhe te tjera dhjetori, mund te jene
te vlefshme per rikuperim e konsum, por ka edhe nevoja te tjera ky vend; NJEREZIT DUAN TE MARRIN CFARE U TAKON DHE NATYRISHT TE MARRIN EDHE SHERBIM
Per shembull;
Gjate ketyre diteve “pushim”, nga njerez qe punojne-populli i fshatit eshte ne pune pa pushim, kam marre shume mesazhe per “leket e mbeshtetjes per nafte, bageti etj”; Lexoini dy prej tyre ketu ne vijim.
Sot mesoj se e kemi mbyllur vitin me 13 MILIONE EURO MBESHTETJE PER BUJQIT NE PUNE PA PAGUAR, nderkohe qe KEMI SHTUAR EDHE 19 MILIONE EURO me AKTIN NORMATIV! GJITHSEJ, 32 MILIONE EURO PER TU PAGUAR BUJOVE!
Ne kemi patur problem PAMJAFTUESHMERINE PARAVE PER BUJQIT, TANI QE KEMI PARA NUK PAGUAJME!!!!
Natyrisht AZHBR DESHTOI TE PAGUANTE PARATE BRENDA VITIT dhe po e perseris, DUHET ZHBERE NGA THEMELET!
Keta njerez duhet te jene 24 ore ne pune te paguajne bujqit qe nuk punojne ne zyra sic keta, por ne fushe mes shiut, ne sera te ngrira nga ftohti i fillimvitit, ne stalla etj!
/5pyetjet.al









