Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të refuzuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë për Ilir Metën, avokati i tij, Kujtim Cakrani, ka folur për mediat.
Ai theksoi se ish-presidenti nuk mund të mbahet në paraburgim, pasi çështja e tij po zvarritet nga autoritetet, dhe ai është i pafajshëm.
Sipas Cakranit, Meta nuk mund të ofrojë garanci pasurore për t’u liruar, pasi ai nuk disponon pasuri.
Avokati theksoi gjithashtu se ishte i gatshëm të ofronte pasuri nga prona e tij për të përmbushur këtë kërkesë.









