-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gert Bushati arrestohet për vrasjen e Hysni Ymerit, pranon vendosjen e tritolit

Kryesoret

Gert Bushati është arrestuar dhe i është caktuar masa “arrest në burg”, pasi ka pranuar se ka vendosur tritolin në sahatin elektrik më 27 dhjetor, i cili shpërtheu dy ditë më vonë, duke shkaktuar vdekjen e Hysni Ymerit.

Bushati ka deklaruar se kishte vendosur eksplozivin për të trembur dikë, por nuk kishte dijeni për vdekjen e Ymerit. Ai ka thënë se është kontaktuar nga tre persona të tjerë, Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi, të cilët e kërkuan për këtë veprim.

Ndërsa Bushati ka pranuar autorësinë, të tre të dyshuarit e tjerë kanë mohuar akuzat dhe nuk kanë dhënë detaje lidhur me ngjarjen.

Policia ka siguruar prova, duke përfshirë përgjime telefonike dhe sekuestrime, që mund të implikojnë këta persona. Hetimet për motivet e vrasjes janë ende në vazhdim.

Të katër të arrestuarit po përballen me akuza për “vrasje të paramenduar”, “shkatërrim të pronës me eksploziv” dhe “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit