I ftuar në emisionin “5Pyetjet”, analisti Ilir Alia komentoi mbi situatën e Venezuelës dhe arrestimin e Nicolas Maduros, duke vënë theksin te marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pasojat e tyre strategjike. Ai shpjegoi se nuk ka shkelje të të drejtave kombëtare në këtë rast dhe se veprimet e Maduros janë të bazuara në marrëveshje të rregullta me partnerë ndërkombëtarë.
“Nuk ka shkelje ligjore në të drejtat kombëtare në rastin e Maduros, dhe kjo është më se e saktë. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e ndau botën në dy pjesë, dhe sot po kthehemi në një situatë të ngjashme me Luftën e Ftohtë.
Maduro nënshkroi një marrëveshje specifike me Kinezët për naftën dhe përpunimin e saj. Një ditë para arrestimit ai u takua me përfaqësuesit kinezë. Ajo që po bën Trump është që askush nuk mund të hyjë në oborrin e tij; ai po vepron duke u bazuar në doktrinën e tij,” tha Alia.









