Pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump për mundësinë e një operacioni të ngjashëm me atë të Venezuelës në Kolumbi, presidenti kolumbian Gustavo Petro reagoi ashpër.
Në një postim në X, Petro iu drejtua Trump dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio duke theksuar se emri i tij nuk lidhet me trafikimin e drogës.
Ai përmendi gjithashtu veprimin e tij si “komandant suprem” të forcave të armatosura, kur urdhëroi sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë botërore si pjesë e luftës kundër këtij fenomeni.
Petro e mbylli mesazhin duke shprehur besimin te populli i tij dhe duke kërkuar mbrojtjen e tij nga çdo akt dhune të paligjshëm.









