-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Mjafton një ditë reshje që Tirana të kthehet në një makth

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vend, duke e cilësuar atë si pasojë të dështimit të shtetit.

Shteti i mposhtur nga shiu!

Mjafton një ditë me reshje që Tirana të kthehet në një makth për qytetarët e saj, për shkak të trafikut të rënduar dhe rrugëve të bllokuara.

Situata me reshjet ka pamundësuar jetën normale jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera si Durrësi, Kukësi dhe Lezha.

Në një shtet normal moti dhe elementët natyrorë nuk paralizojnë rrugët, funksionimin normal të jetës shoqërore e ekonomike.

Në shtetin e dështuar qpo narkoshtetin e Edi Ramës, mungesat e rënda të investimeve në infrastrukturë kritike, çojnë në emergjencat e njëpasnjëshme, ku sigurisht do të ngrihet një komitet për të hedhur foto në rrjetet sociale.

Është koha për t’i dhënë fund anormalitetit dhe regjimit të krizës.

Shqiptarët meritojnë më shumë” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit