Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje masive në disa zona të Shqipërisë, me pasojë përmbytjen e tokave dhe bllokimin e rrugëve kryesore.
Në Vaun e Dejës, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati, duke bllokuar unazën e qytetit dhe vërshuar rrugët që lidhnin disa fshatra.
Zona ka pësuar përmbytje të mëdha, dhe për shkak të përkeqësimit të situatës, janë të rrezikuara edhe disa banesa.
Ndërkohë, përveç përmbytjeve, zona është goditur edhe nga një furtunë e fuqishme, që po e vështirëson përpjekjen e autoriteteve për të ndërhyrë në kohë.









