-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Kurbin

Kryesoret

Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në Qarkun e Lezhës, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Dalja nga shtrati e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit, si dhe vërshimi i përrenjve malorë, kanë shkaktuar përmbytje masive, duke dëmtuar rrugë, biznese dhe banesa.

Situata është përkeqësuar me dëmtimin e automjeteve dhe paralizimin e qarkullimit rrugor në disa zona të Laçit, Zhejt dhe Gjormit.

Po ashtu, aksidenti Milot–Mamurras ka përjetuar vështirësi në lëvizje.

Autoritetet vendore janë në terren për të monitoruar dhe menaxhuar situatën, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit