-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: Venezuela nuk mund të mbajë zgjedhje, ky është prioriteti ynë

Kryesoret

Në një intervistë për NBC News, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka komentuar zhvillimet në Venezuela pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro dhe ka dhënë detaje për angazhimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara në situatën e vendit latino-amerikan.

Trump theksoi se për momentin, prioritet i administratës së tij është stabilizimi i vendit dhe jo mbajtja e zgjedhjeve të shpejta.

“Për të organizuar zgjedhje, duhet që së pari të rregullojmë vendin. Nuk ka mundësi që populli të votojë tani. Duhet ta ‘trajtojmë’ Venezuelën dhe ta kthejmë sërish në këmbë”, u shpreh Trump. Ai shtoi gjithashtu se mund të shqyrtohet përfshirja e kompanive të naftës në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Venezuelës, megjithëse ky proces mund të kërkojë një investim të madh financiar.

Trump e hodhi poshtë idenë se SHBA është në luftë me popullin e Venezuelës, duke e bërë të qartë se administrata e tij ka një përpjekje kundër trafikantëve të drogës dhe atyre që shkaktojnë probleme në Shtetet e Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit