-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Oficeri i Shërbimit Amerikan të Imigracionit, vret një grua në Mineapolis

Kryesoret

Një oficer i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) qëlloi për vdekje një grua gjatë një operacioni në shtetin e Minesotës, të mërkurën, bëri të ditur Ministria e Sigurisë së Brendshme të SHBA-së, sipas raportimit të Wall Street Journal.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në Mineapolis, ku gruaja dyshohet se tentoi të përplaste me makinë disa oficerë policie gjatë zhvillimit të operacionit. Ministria e Sigurisë së Brendshme njoftoi se oficeri i ICE hapi zjarr “duke vepruar parandalueshëm”, nga frika për jetën e tij, të kolegëve dhe për sigurinë e publikut.

Si pasojë e incidentit, disa oficerë mbetën të plagosur, por sipas të njëjtit njoftim, gjendja e tyre shëndetësore nuk është kritike dhe pritet të rikuperohen.

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, deklaroi se zyra e tij ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit