Përfshihet nga flakët tregu i rrobave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në një zonat tregtare më të frekuentura në kryeqytet.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete.
Ende nuk dihen shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.
Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.









