-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kultivonin kanabis, dënohen 15 shqiptarë në Liverpul

Kryesoret

Dënohen 15 shqiptarë në Angli, pasi oficerët zbuluan një fermë kanabisi brenda një magazine në qendër të qytetit të Liverpulit.

Pas hetimeve, oficerët zbuluan një fermë kanabisi në një magazinë pranë, ku kishte më shumë se 650 bimë që rriteshin në pesë dhoma të ndara. Shumica e tyre ishin në fazën e pjekjes dhe gati për t’u korrur.

Në vendin e ngjarjes u arrestuan 21 burra, të cilët u akuzuan për përfshirje në prodhimin e një droge të kontrolluar të Klasës B (kanabis).

Gjatë një seance të mëparshme në gjykatë, disa nga të akuzuarit pranuan fajin, dhe sot, të mërkurën 17 Dhjetor, u dënuan në Liverpool Crown Court:

Indrit Barhani, 37 vjeç, pa adresë të përhershme, dënohet me 2 vite e 2 muaj burg, përfshirë 6 muaj për shkelje të urdhrit të deportimit.

Marius Bregova, 32 vjeç, nga Boswell Street, Middlesbrough, dënohet me 3 vite burg, duke përfshirë një dënim për një çështje tjetër të drogës.

Kristian Gega, 31 vjeç, nga Whitelaw Road, Southampton, merr 1 vit e 8 muaj burg.

Kel Koni, 39 vjeç, nga Surrey Street, Middlesbrough, dënohet me 2 vite e 6 muaj burg, përfshirë 6 muaj për shkelje të urdhrit të deportimit.

Leonard Nakja, 22 vjeç, nga Sincil Court, Lincoln, merr 1 vit e 8 muaj burg.

Martin Ndoj, 27 vjeç, nga Rope Street, London, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg.

Nikoll Nika, 29 vjeç, nga Bush Street, Middlesbrough, merr 1 vit e 1 muaj burg.

Preng Prenga, 40 vjeç, nga St Peters Road, Birmingham, dënohet me 1 vit e 8 muaj burg.

Ali Serjanaj, 23 vjeç, nga Crescent Road, Middlesbrough, merr 2 vite e 3 muaj burg.

Agustin Shahini, 35 vjeç, pa adresë të përhershme, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg.

Izmir Shira, 24 vjeç, pa adresë të përhershme, merr 1 vit e 8 muaj burg.

Ervis Shira, 28 vjeç, pa adresë të përhershme, dënohet me 1 vit e 8 muaj burg.

Klevist Tafa, 27 vjeç, pa adresë të përhershme, merr 1 vit e 10 muaj burg.

Agustin Tasha, 37 vjeç, pa adresë të përhershme, dënohet me 2 vite e gjysmë burg, përfshirë 6 muaj për shkelje të urdhrit të deportimit.

Rigers Giyla, 27 vjeç, pa adresë të përhershme, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg.

Të gjithë të dënuarit janë subjekt i deportimit pas përfundimit të dënimeve të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit