-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes: Evakuim i menjëhershëm në Novoselë, Vlorë për shkak të përmbytjeve

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Novoselë, në Bashkinë Vlorë, për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë zonën.

Evakuimi do të realizohet në koordinim me autoritetet vendore dhe kombëtare, me prioritet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM

Në zbatim të:

  • Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
  • Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
  • Planeve Vendore të Emergjencave Civile,

si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:

Bashkisë VLORË

Njësisë Administrative NOVOSELË

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
  • Prefektin e Qarkut përkatës
  • Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

  • Fëmijët
  • Të moshuarit
  • Personat me aftësi të kufizuara
  • Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

  • Mjetet e Bashkisë
  • Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
  • Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

  • Policinë e Shtetit
  • Njësitë e kujdesit shëndetësor
  • Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

  • Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
  • Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
  • Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit