-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministria e Mbrojtjes: Qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës më të prekurat

Kryesoret

Reshjet e dendura dhe rritja e niveleve të lumenjve kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa qarqe të Shqipërisë, si Shkodra, Lezha, Durrësi, Fier, Berat dhe Gjirokastra.

Në Shkodër, fshatra si Obot dhe Vaun e Dejës janë nën ujë, ndërsa rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar disa rrugë. Po ashtu, në Lezhë janë përmbytur 3000 hektarë tokë, dhe janë evakuuar disa familje.

Në Durrës, lumenjtë Erzen dhe Ishëm kanë shkaktuar përmbytje, duke prekur rreth 800 banesa. Gjirokastra ka pësuar rrëshqitje dherash dhe ka pasur rritje të nivelit të lumit Vjosë, duke përkeqësuar situatën. Edhe në Fier dhe Berat, ka pasur përmbytje të tokave bujqësore dhe dëme të tjera.

Autoritetet janë angazhuar për menaxhimin e situatës, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit