Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të shkaktojnë probleme në Lushnje dhe Divjakë. Lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur 130 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Ngurrëz dhe Imshtë.
Gjithashtu, lumi Shkumbin ka arritur nivele kritike dhe është afër daljes nga shtrati, duke përmbytur disa hektarë tokë.
Në njësinë administrative Grabjan në Divjakë dhe Dushk në Lushnje, janë përmbytur gjithsej 150 hektarë tokë të mbjellë.
Hidrovoret e Tërbufit, Karavastasë dhe Divjakës janë në punë me kapacitet të plotë, ndërkohë që reshjet vijojnë me intensitet mesatar.









