-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet detyrojnë evakuimin e banorëve në Durrës, Ministria e Mbrojtjes merr masa urgjente

Kryesoret

Për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut për jetën e qytetarëve, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, në Bashkinë Durrës.

Evakuimi do të realizohet në bashkëpunim me strukturat lokale dhe kombëtare të emergjencave civile.

LAJMËRIM ZYRTAR PËR EVAKUIM TË MENJËHERSHËM 📢

Në zbatim të:

  • Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”
  • Planit Kombëtar të Emergjencave Civile
  • Planeve Vendore të Emergjencave Civile,

si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të:

Bashkisë Durrës,

Njësisë Administrative Sukth dhe Katund i Ri.

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me:

  • Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
  • Prefektin e Qarkut përkatës
  • Strukturat e Emergjencave Civile në bashki

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

  • Fëmijët
  • Të moshuarit
  • Personat me aftësi të kufizuara
  • Familjet në zona të izoluara

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

  • Mjetet e Bashkisë
  • Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
  • Forcat e Armatosura

MENAXHIMI I STREHIMIT TË TË EVAKUARVE

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me:

  • Policinë e Shtetit
  • Njësitë e kujdesit shëndetësor
  • Strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

  • Regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm
  • Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
  • Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.

Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit