Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika në pjesën më të madhe të vendit, si pasojë e kësaj, situata vijon të jetë e rënduar në Pogradec për shak të vërshimit të ujit të lumit Vërdovë ka dëmtuar një pjesë të rrugës në unazën e qytetit.
Sipas të dhënave qarkullimi i mjeteve vijon të mbetet me një korsi ndërsa rrezikshmëria mbetet e lartë për shkak se në këtë pjesë ndodhet edhe një shtyllë elektrike e tensionit të lartë e cila rrezikon të bjerë.
Dëme janë raportuar edhe në banesa dhe tokat bujqësore.









