-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata alarmante në Fier, kërkohet evakuimi me urgjencë i banorëve

Kryesoret

Rëndohet edhe më shumë situata e përmbytjeve në qarkun e Fierit për shkak të vërshimeve që vijnë nga lumenjtë Vjosë dhe Shkumbin.

Gjendja mbrëmjen e sotme në Ferras të Fierit ka qenë kritike, teksa është kërkuar edhe evakuimi i menjëhershëm i banorëve.

Shkak është bërë çarja e argjinaturës pas prurjeve të mëdha dhe përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut dhe investimet e këqija të autoriteteve vendore dhe qendrore.

Mësohet se dëmtimi është lokalizuar te argjinatura e kanalit të Martinës në Ferras.

Ndërkohë raportohet se po merren masa për evakuimin e banorëve.

Situata vijon të jetë  alarmante.

permbytje fier ferras

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit